Asnjë ‘drenicak’ në krye të PDK-së: Ganimete Musliu tallet me partinë e saj

Në krye të Partisë Demokratike të Kosovës është një njeri nga Mitrovica, z.Kadri Veseli. Të tjerët janë nga Prishtina, Podujeva apo rajoni i Dukagjinit. Kjo parti politike mbështetjen më të madhe e ka në qytetin e Skënderajt dhe të Drenasit, por liderët vijnë nga rajonet e tjera. E si duket kjo është vërejtur nga zonja […]
E si duket kjo është vërejtur nga zonja Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e kësaj partie pikërisht nga ky rajon.
Me anë të një postimi në Facebook ajo ka vënë re një fakt të tillë, por reagimi mbetet i pakuptueshëm nëse është tallës apo qortues për krerët e partisë së saj.
Sot u mbajt mbledhja e Këshillir Drejtues të PDK-së në të cilën u konfirmua se nuk do të jenë pjesë e qeverisë, derisa paralajmëruan se do të votojnë për emrat e rinj të Kryesisë si dhe për Nënkryetarët. Kjo parti gjatë këtij viti kishte zgjedhur kryetarin e saj, z.Kadri Veseli, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se kjo parti politike kishte humbur edhe Skënderajin, e të cilën komunë e fitonte dikur me epërsi të thellë. Kryetar i Skënderajit është Bekim Jashari i cili nuk është pjesë e asnjë partie politike.
Po ashtu, as Hashim Thaçi në kabinetin e tij nuk e kishte pasur asnjë ministër nga ky rajon. /Periskopi











