Arrestohen dy biznesmenë amerikanë në Hong Kong

Arrestohen dy biznesmenë amerikanë në Hong Kong

Shefi dhe presidentja e Odës Tregtare Amerikane në Hong Kong nuk kanë mundur të hyjnë në qytetin Macau të Kinës pasi u ndaluan nga zyrtarët e imigracionit. Shefi Robert Grieves dhe presidentja Tara Joseph ishin duke udhëtuar drejt ish-kolonisë portugeze për të marrë pjesë në ballon vjetore. Ata thanë se autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë […]

Shefi Robert Grieves dhe presidentja Tara Joseph ishin duke udhëtuar drejt ish-kolonisë portugeze për të marrë pjesë në ballon vjetore. Ata thanë se autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë arsye për ndalimin e tyre.

“Ne shpresojmë se ky është vetëm një reagim i tepruar ndaj situatës së tanishme dhe se tregtia ndërkombëtare mund të vazhdojë përpara në mënyrë konstruktive”, thanë dy personat e ndaluar përmes një deklarate.

Ata thanë se autoritetet kërkuan që të nënshkruajnë një deklaratë ku thuhej se vullnetarisht kanë hequr dorë nga hyrja në Macau.

Besohet se ky veprim i Kinës është hakmarrje për vendimet e fundit të qeverisë amerikane në lidhje me situatën politike në Hong Kong.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e miratoi ligjin për përkrahjen e protestave anti-qeveritare në Hong Kong, pavarësisht ankesave të Kinës.

Ish-kolonia britanike është përfshirë nga protestat masive dhe shpeshherë të dhunshme për gjashtë muaj me radhë, duke e futur qytetin në krizë të thellë politike, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria