Aro Muriq u kërcënua në mënyrë raciste? Tifozët e Stoke Cityt paraqesin vetë rastin te policia

Para dy javësh Nottingham Forest arriti të fitonte 3-2 ndaj Stoke Cityt si mysafir duke shtuar gjasat për të garuar për Premier Ligë vitin e ardhshëm. Por, tashmë një incident racist raportohet të ketë prishur atë ndeshje. Carl Mason, 53 vjeçar, nga Hanley, është deklaruar fajtor për përdorimin e kërcënimeve raciste dhe fjalëve të tilla […]
Carl Mason, 53 vjeçar, nga Hanley, është deklaruar fajtor për përdorimin e kërcënimeve raciste dhe fjalëve të tilla në ndeshjen kur ekipi i tij në stadiumin Bet365 u takua me Nottingham Forest më 27 shtator.
Ai ishte dënuar nga gjykata me rreth 350 euro gjobë [310 funte].

Prokurorët thanë se komentet e tij kishin nervozuar mbështetësit e tjerë rreth tij, që e kishin raportuar vetë rastin te klubi dhe në polici.
Më tej, prokurorët kishin deklaruar se Mason ishte në stadium bashkë me djalin e tij të moshës së rritur kur spektatorët e kishin dëgjuar atë duke britur abuzimet raciste, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ai e kishte pranuar në stacionin policor se ato që i kishte thënë ishin “gabim dhe lënduese”.
Foresti e kishte fituar ndeshjen 3-2 dhe nuk bëhet e ditur se cilin prej porterëve agresori e kishte kërcënuar, Samban apo portierin e kombëtares sonë, Arijanet Muriqin. /Periskopi












