Anthony Joshua konfirmon meçin e radhës

Në revanshin e vitit Anthony Joshua ka mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, për të rikthyer titujt e botës në WBA, IBF, WBO dhe IBO, shkruan Periskopi. Britaniku u bë kampione bote për herë të dytë në karrierën e tij, dhe këtë gjë në të kaluarën e kanë arritur […]
Në revanshin e vitit Anthony Joshua ka mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, për të rikthyer titujt e botës në WBA, IBF, WBO dhe IBO, shkruan Periskopi.
Britaniku u bë kampione bote për herë të dytë në karrierën e tij, dhe këtë gjë në të kaluarën e kanë arritur Muhamed Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson.
Kurse, Joshua ka konfirmuar se do të kthehet përsëri në ring në mars për të mbrojtur rripat e tij në peshën e rëndë.
30 vjeçari do të luftojë kundër sfiduesve të detyrueshëm Oleksandr Usyk ose bullgari Kubrat Pulev
Usyk është sfiduesi për titullin WBO, kurse Pulec për atë IBF.
“Puna fillon sërish sepse në muajin mars do të mbroj këta tituj sërish. Tashmë veç jam i fokusuar në meçin tim të radhës”, ka thënë Joshua për Sky Sports.












