Anthony Joshua e konsideron fitore të sigurtë meçin me Usyk, mendon për Wilderin dhe Furyn qysh tash

Kampioni në fuqi i peshave të rënda në botë, Anthony Joshua thotë se meçi me Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin “duhet të ndodh në vitin 2020”. Kampioni i WBC, Deontay Wilder pritet të ndeshet në rimeçin e shumë-pritur me Tyson Furyn më 22 shkurt, transmeton Periskopi. “Ndjehem sikur te ‘Lord of the Rings’, unaza e […]
Kampioni i WBC, Deontay Wilder pritet të ndeshet në rimeçin e shumë-pritur me Tyson Furyn më 22 shkurt, transmeton Periskopi.
“Ndjehem sikur te ‘Lord of the Rings’, unaza e fundit, të vazhdojmë, le të bëjmë histori,” tha Joshua, 30-vjeçar.
Mëtej, ai shtoi: “Duhet të ndodh në 2020, jemi në të njejtin divizion, në të njejtën epokë, nëse këta djelmosha duan të bëjnë historinë, sidomos Wilder sepse ai ka rripin e fundit.”
Sidoqoftë, Joshua së pari duhet ta mposht ukrainasin Oleksandr Usyk, për të arritur te Wilder ose Fury, por siç duket ai po e konsideron punë të kryer meçin me ukrainasin. /Periskopi.com/












