Ancelotti kujton shkarkimin nga Chelsea: Ndodhi këtu në korridor

Carlo Ancelotti hyri në ‘Goodison Park’ të hënën si ndoshta menaxheri më i nderuar i Premierligës, pikërisht në vendin ku edhe u shkarkua në vitin 2011 kur drejtonte Chelsean. Por edhe një njeri me pesë trofe në Kupën e Evropës mund të ketë ditë të këqija dhe 60-vjeçari qeshi kur kujtoi njërën prej tyre. “Unë […]
Carlo Ancelotti hyri në ‘Goodison Park’ të hënën si ndoshta menaxheri më i nderuar i Premierligës, pikërisht në vendin ku edhe u shkarkua në vitin 2011 kur drejtonte Chelsean.
Por edhe një njeri me pesë trofe në Kupën e Evropës mund të ketë ditë të këqija dhe 60-vjeçari qeshi kur kujtoi njërën prej tyre.
“Unë u shkarkova nga Chelsea në korridorin atje poshtë”, buzëqeshi Ancelotti. “Unë mendoj se ju duhet të vendosni një pllakë të vogël atje: Këtu u shkarkua Carlo…”, transmeton lajmi.net.
Në ndeshjen e fundit të edicionit 2010/11, Everton mposhti 1:0 Chelsea dhe kësioj erdhi deri te shkarkimi i italianit.
Ancelotti u shkarkua edhe nga Napoli, teksa po planifikonte pushimet në Amerikë por telefonata nga Everton ishte e parefuzueshme.












