Ambasadori gjerman në Beograd: Qeveria e re në Kosovë ta heq taksën dhe të rifillojë dialogun

Ambasadori gjerman në Beograd: Qeveria e re në Kosovë ta heq taksën dhe të rifillojë dialogun

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb tha  se vendi i tij është për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja  sa më shpejt që të jetë e mundur. “Përfaqësuesi i ri i politikës së jashtme Borelli ka thënë tashmë se kjo do të jetë një nga përparësitë e tij. Do të shohim nëse ata emërojnë […]

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb tha  se vendi i tij është për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja  sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Përfaqësuesi i ri i politikës së jashtme Borelli ka thënë tashmë se kjo do të jetë një nga përparësitë e tij. Do të shohim nëse ata emërojnë një ndërmjetës të ri, nga këndvështrimi ynë – kjo do të ishte një iniciativë e mirë”.

“Fakti është që së pari duhet të formohet Qeveria në Prishtinë. Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti dhe dialogu të rivendoset. Kjo përfshin heqjen e taksës. Edhe BE dhe Amerika kanë folur për këtë me muaj. Ne mendojmë se tarifat janë të këqija për bashkëpunimin rajonal dhe kanë ndërprerë dialogun “, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ai në një intervistë për RTS, thekson se është e rëndësishme që negociatat të zhvillohen në një atmosferë konstruktive dhe se fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nuk kontribuon në një atmosferë më të mirë.

“Dialogu rreth normalizimit është padyshim një nga përparësitë tona. Në fund të fundit, ky është gjithashtu një kusht në procesin e pranimit për Serbinë, i paraqitur në Kapitullin 35. Pra, marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen në bazë të një dialogu gjithëpërfshirës”, shtoi Schieb, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot