Ademi i FFK-së u takua me një prej talenteve më të mëdhenj në botë, Zvicra në alarm

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua sot në një hotel me një prej talenteve më të mëdha në botë aktualisht, 20 vjeçarin Andi Zeqiri. Kjo gjë shkaktoi reagim të bujshëm të mediave zvicerane, ndërkohë që edhe faqja zyrtare e FFK-së bëri një koment të papritur. Zeqiri luan për ekipin U-21 të kombëtares […]
Zeqiri luan për ekipin U-21 të kombëtares helvetike aktualisht, dhe ka shënuar 21 gola në vetëm 16 ndeshje.
Ai luan për ekipin e Llozanës [Lausanne] në të cilin ka shënuar dy herë në 17 ndeshje. Për një vit ai ishte i huazuar te ekipi i të rinjve të Juventusit U-19 ku bëri 41 gola në vetëm 30 ndeshje, përcjell Periskopi.
Sot, Zeqiri u takua me Agim Ademin dhe faqja e FFK-së në Instagram shtoi një pyetje të pavend: “A do të jetë kjo surpriza e vitit 2019 apo do të jetë bomba e 2020?”
Për takimin raportoi edhe gazeta zvicerane Blick, e cila alarmoi publikun se Kosova po tentonte t’ua vidhte talentin më të madh të grupmoshës. Ndërkohë që babai i futbollistit, Avdi Zeqiri ka mohuar çdo gjë duke thënë se ata janë takuar rastësisht në një hotel me kreun e federatës.
“Ne e kemi takuar rastësisht atë [Agim Ademin] në një hotel.”

Ndërsa vetë Agim Ademi ka folur për KTV-në, në të cilin ka thënë se takimi ka qenë jozyrtar.
“Ka qenë thjesht një takim mes meje, Andit dhe familjes së tij. Nuk ka asgjë konkrete, por sigurisht do të flasim jo vetëm me të, por edhe me të tjerë, për mundësinë që t’i bashkohen Kosovës. Për momentin s’ka asgjë konkrete”, ka thënë ai./Periskopi












