A është ky ‘El Clasico’ më dramatik ndonjëherë? Përsëri mund të shtyhet pas këtij zhvillimi

Ndeshja e parë “El Clasico” e këtij sezoni në La Liga u desh të zhvendosej për shkak të shqetësimeve për siguri, derisa ka frika të reja se mund të shtyhet prapë përtej 18 dhjetorit. “Tsunami Democratic”, një grup pro-Pavarësisë së Katalunisë, ka kërcënuar se do t’i bllokojë rrugët e “Camp Nou” me më shumë se […]
“Tsunami Democratic”, një grup pro-Pavarësisë së Katalunisë, ka kërcënuar se do t’i bllokojë rrugët e “Camp Nou” me më shumë se 20,000 njerëz dhe raportohet se tashmë 18,000 nënshkrime janë mbledhur, shkruan Periskopi.
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në datën e ndeshjes, askush nuk mund të garantojë për sigurinë e lojtarëve dhe fansave.
Pikërisht për këtë arsye data e mëhershme ishte shtyer, pasi erdhi shumë shpejt pasi u konfirmua dënimi me burg për organizuesit e referendumit për Pavarësinë e Katalunisë, dy vite më parë.
Ideja ishte që gjërat që të qetësoheshin paksa deri në datën e re, por “Tsunami Democratic” shkroi “shihemi më 18 dhjetor”, ditën kur pritet të zhvillohet ndeshja. /Periskopi.com/












