A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC. “Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e […]

“Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e një copëze çokollatë”, janë shprehur hulumtuesit.

Sipas tyre, nëse prodhuesit do ta bënin këtë gjë, atëherë njerëzit do të inkurajoheshin që të hanin sa më shëndetshëm dhe do të hiqnin dorë më lehtë nga ushqimet e këqija për shëndetin.

Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët kanë analizuar informacionet e 14 studimeve të mëparshme, nëse kjo gjë do të bëhej, atëherë do të shkurtoheshin 200 kalori nga doza ditore e kalorive që njerëzit zakonisht i marrin.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të personave me mbipeshë, edhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse prodhuesit do të ceknin sa kohë merr një ushqim të tretet plotësisht, atëherë edhe numri i personave obezë do të pësonte rënie.

“Ne e dimë se shumë njerëz përballen me çrregullime të ngrënies, prandaj informimi i saktë i tyre rreth kalorive dhe kohës, që ju duhet atyre që t’i djegin ushqimet, do të zvogëlonte rrezikun e këtyre çrregullimeve”.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve