4 metodat natyrale që qetësojnë kollën gjatë shtatzënisë

4 metodat natyrale që qetësojnë kollën gjatë shtatzënisë

Shqetësime gripale mund të shfaqen edhe gjatë shtatzënisë dhe në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të kërkoni shërim jo tek medikamentet, por tek metodat natyrale. Në këtë periudhë të ftohtë, e cila është bërë epiqendra e virozave, disa këshilla do të jenë tepër të vlefshme dhe njëkohësisht aspak të dëmshme. Ja cilat janë alternativat […]

Uji: Uji është një hidratues shumë i mirë për organizmin dhe do të japë një ndjesi lehtësimi në zonën e fytit. Gjithashtu mund të bëni avull duke zier ujë me sodë ose gjethe mente.

Mjalti: Ai është një zgjidhje perfekte për të qetësuar kollën. Mund ta konsumoni me qumësht, çaj, kamomil ose duke e ngrënë me lugë (mos e ekzagjeroni me sasinë). Ka veti kryesisht për kollën e thatë.

Qepa: Prisni një qepë në feta shumë të holla dhe më pas shtoni disa lugë sheqer dhe mbuloheni pjatën duke e lënë të pushojë për disa orë. Konsumoni 2 lugë 3-5 herë në ditë.

Propolis: Mund të blini në dyqanet “erboristeria” një spërkatës (sprai) me propolis. I kërkoni shitëses t’ju japë një sprai pa alkol (për fëmijë) duke i bërë të qartë gjendjen tuaj (shtatzëninë). Në rast se kolla është e shoqëruar edhe nga temperatura apo shenja të tjera gripale duhet të përdorni vetëm Paracetamol dhe asnjë medikament tjetër. Ai mund të gjendet me emra të ndryshëm në treg si për shembull Tachipirina, Eferalgan etj, rëndësi ka që përbërja të jetë Paracetamol. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni Aspirinë, e kundërta duhet të ndodhë vetëm nëse jua ka rekomanduar mjeku. Mos konsumoni medikamente me iniciativën tuaj personale.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve