Zyrtare: Lojtari nënshkruan me Juventusin

Juventusi e ka konfirmuar se Juan Cuadrado ka nënshkruar kontratë të re me klubin që skadon në vitin 2022. Pavarësisht se iu bashkua Juves në vitin 2015 si anësor, Cuadrado është përdorë më shumë si mbrojtës i krahut të djathtë nën urdhërat e Maurizio Sarrit këtë fushatë, raporton Periskopi. Paraqitjet e tij në atë pozitë […]
Pavarësisht se iu bashkua Juves në vitin 2015 si anësor, Cuadrado është përdorë më shumë si mbrojtës i krahut të djathtë nën urdhërat e Maurizio Sarrit këtë fushatë, raporton Periskopi.
Paraqitjet e tij në atë pozitë i kanë shërbyer atij për t’i fituar edhe dy vite shtesë në kontratë me biankonerët, marrë parasysh se e vjetra do të skadonte në fund të këtij edicioni.
31-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 30 asistime në 155 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” që prej kur u transferuar nga Chelsea, derisa ka fituar edhe katër tituj të Serie A-së dhe poashtu arriti deri në finale të Champions Leagues me skuadrën. /Periskopi.com/
UFFICIALE ✍️ | @Cuadrado bianconero fino al 2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣! https://t.co/HftKZzvJ8W#Panita2022 #FinoAllaFine pic.twitter.com/tKtoGCnLZ1
— JuventusFC (@juventusfc) November 21, 2019












