Zvicra iu bën jehonë “Dardanëve”: Duan të ngjiten në majën e Everestit

Zvicra iu bën jehonë “Dardanëve”: Duan të ngjiten në majën e Everestit

Tabloidi i njohur zviceran, “Blick”, i ka kushtuar një shkrim special Kosovës dhe shanseve të saj për të qenë finaliste e “Euro 2020”. Indirekt, helvetët duket se duan t’i marrin disa merita në një sukses të tillë hipotetik, duke kujtuar se shumë lojtarë të “Dardanëve” kanë luajtur, ose luajnë në Superligën Zvicerane. Po ashtu, nuk […]

“Kosova në Kampionatin Europian, edhe pse gjendet në një grup me Anglinë dhe Republikën Çeke? Faktikisht, duket e paimagjinueshme. Do të ishte arritje e madhe, me shumë lojtarë helvetë apo ish-lojtarë të Superligës së Zvicrës. Mbi të gjitha, trajneri Bernard Challandes. Skuadra e tij duhet të fitojë sot në Plzen, kundër kombëtares së ish-portierit të Basel, Tomas Vaclik (30 vjeç), i cili tani ruan portën e Sevilla. Sidoqoftë, një fitore sonte nuk është e mjaftueshme për Kosovën. Një tjetër pikë ndaj Anglisë, në kualifikuesen e fundit në shtëpi, do të ishte e nevojshme për kualifikimin. E vështirë, por jo e pamundur.

“Këto dy ndeshje janë për ne si ngjitja në majën e Everestit, – thotë Challandes. – Duhet ta ngjisim këtë mal të lartë brenda katër ditëve dhe pa oksigjen. Të gjithë do të duhet të luajnë ndeshjen e jetës së tyre. Nëse funksionon, do të ishte një mrekulli”. Kosovarët i rritën shanset e tyre për kualifikim në “Euro 2020” me atë fitore në Prishtinë, kundër Çekisë, kur Mërgim Vojvoda mposhti portierin Vaclik, me një sulm “të pabesë” të minutës së 66-të, kur rezultati momental ishte në barazim 1-1. Ish-lojtari i Basel paralajmëron: “Fuqia më e madhe e Kosovës është kohezioni. Ata luajnë me shumë zemër, me shumë pasion. Ju mund ta kuptoni qartë se janë shumë krenarë për vendin e tyre”. Ai gjithashtu vlerëson klasin individual të kundërshtarit: “Hadergjonaj, Kololli dhe Voca, që njoh nga Superliga e Zvicrës, edhe lojtarët e tjerë, kanë shumë potencial. Nuk do të jetë e lehtë për ne”.

Liga e Kombeve si një shans bonus
Nëse kosovarët dështojnë në kualifikueset e rregullta, Liga e Kombeve mbetet një mundësi tjetër për biletën e Kampionatit Europian. Në gjysmëfinalen e marsit, ata do të përballen me Maqedoninë Veriore. Nëse kalon këtë pengesë, në finale do të luajë kundër Gjeorgjisë, ose Bjellorusisë. Se çfarë do të thotë kjo, e tregon “sulmi” para ndeshjes kundër Maqedonisë, rrëfyer nga trajneri Challandes: “13.000 bileta të asaj ndeshjeje u zhdukën për 11 minuta. Kishte mbi 100.000 kërkesa për bileta”. Duket qartë se Kosova po kalon një moment të jashtëzakonshëm futbolli.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova