Zlatan Ibrahimoviq bëhet pronar i ekipit evropian

Zlatan Ibrahimoviq ka shokuar botën e futbollit me lëvizjen e tij të re. 38 vjeçari ka njoftuar se është bërë lojtar dhe bashkëpronar në ekipin e futbollit Hammarby nga Suedia. Ibra edhe pse në moshë të shtyer, po luan në mënyrë të jashtëzakonshme për LA Galaxy ku ka shënuar 52 gola në 56 ndeshje deri […]
Zlatan Ibrahimoviq ka shokuar botën e futbollit me lëvizjen e tij të re. 38 vjeçari ka njoftuar se është bërë lojtar dhe bashkëpronar në ekipin e futbollit Hammarby nga Suedia.
Ibra edhe pse në moshë të shtyer, po luan në mënyrë të jashtëzakonshme për LA Galaxy ku ka shënuar 52 gola në 56 ndeshje deri më tash.
Sulmuesi i lindur në Malme nuk ka luajtur asnjëherë për klubin e Hammarbyn si i ri, duke qenë pjesë e Malmo BI dhe Malmo FF, shkruan Periskopi.
Në sezonin e fundit në Major League Soccer, Ibra shënoi 30 gola në vetëm 29 ndeshje të luajtura.
“Është absolutisht emocionuese dhe argëtuese për mua. Jam bashkëpronar te Hamarby dhe do ta shijojë këtë rol” ka thënë Ibra.












