Zhegrova u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ pa shënuar dhe pa asistuar mbrëmë, regjistroi statistika brilante

Edon Zhegrovës iu besua një start i rrallë për Baselin në Europa League, të enjten, me zvicëranët që triumfuan 2-1 kundër Getafes. Pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi, kontributi i gjithanshëm i tij në fushë ishte shumë i madh, me gjigantin e statistikave, “Whoscored” që e shpalli atë “Lojtarin e Ndeshjes”, duke i dhënë notën […]
Edon Zhegrovës iu besua një start i rrallë për Baselin në Europa League, të enjten, me zvicëranët që triumfuan 2-1 kundër Getafes.
Pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi, kontributi i gjithanshëm i tij në fushë ishte shumë i madh, me gjigantin e statistikave, “Whoscored” që e shpalli atë “Lojtarin e Ndeshjes”, duke i dhënë notën më të lart nga gjithë të tjerët – 8.0, shkruan Periskopi.
Më poshtë, Periskopi ju sjell numrat e tij nga ndeshja kundër Getafes:
2 shanse të krijuara.
6 driblime të suksesshme.
8 rikuperime.
2 pasime kyçe.
86% saktësi në pasime. /Periskopi.com/












