Zhegrova magjik në fitoren e Baselit, ishte aq i mirë saqë u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ pa shënuar fare

Baseli ka mposhtur si nikoqir Getafen me rezultat 2-1, të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Europa League. Arthur në minutën e tetë dhe Frei në minutën e 60-të shënuan golat për zvicëranët, ndërsa golin e vetëm Getafen e shënoi Mata në minutën e 45-të, shkruan Periskopi. Në këtë përballje nga […]
Baseli ka mposhtur si nikoqir Getafen me rezultat 2-1, të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Europa League.
Arthur në minutën e tetë dhe Frei në minutën e 60-të shënuan golat për zvicëranët, ndërsa golin e vetëm Getafen e shënoi Mata në minutën e 45-të, shkruan Periskopi.
Në këtë përballje nga minuta e parë u aktivizuan Edon Zhegrova dhe Taulant Xhaka.
E kur bëhet fjalë për Zhegrovën, epo ai ishte thjesht brilant.
Pavarësisht se nuk shënoi apo asistoi, ai pati rol të rëndësishëm në golin e dytë të skuadrës së tij duke kombinuar me asistuesin e golit, derisa ishte i pandalshëm vazhdimisht në depërtimet e tij.
Performanca e 20-vjeçarit ishte aq impresive, saqë “Whoscored” e ka shpallur atë ‘Lojtarin e Ndeshjes’ duke i dhënë notën më të lartë nga të gjithë të tjerët – 8.0.
Zhegrova luajti 80 minuta para se të zëvendësohej, derisa Taulant Xhaka – i cili poashtu u zëvendësua në pjesën e dytë – ka marrë notën 6.3.
Në këtë përballje u aktivizua edhe shqiptari tjetër i Baselit, Kemal Ademi, në pjesën e dytë dhe ai ka marrë notën 6.0. /Periskopi.com/













