Zhagiti lojën duke lidhur tojat në fushë dhe i dërgoi puthje gjyqtarit: Vjen dënimi për Ismet Munishin

Zhagiti lojën duke lidhur tojat në fushë dhe i dërgoi puthje gjyqtarit: Vjen dënimi për Ismet Munishin

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është dënuar me pezullim nga aktiviteti i tij në kryerjen e detyrës së trajnerit deri në vendimin e ardhshëm. Munishi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Gjilanit, dhe derisa po largohej nga fusha zhagiti lojën duke i lidhur tojat në fushë, para se të kthehej nga gjyqtari dhe […]

Munishi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Gjilanit, dhe derisa po largohej nga fusha zhagiti lojën duke i lidhur tojat në fushë, para se të kthehej nga gjyqtari dhe t’i dërgonte puthje, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, Tahir Batatina poashtu është pezulluar pas deklaratës sensacionale ku tha se “ky është referimi më skandaloz që nga paslufta.”

Më poshtë mund të gjeni vendimet e KD.

V E N D I M E

ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit “ BALKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare (minuta e 85 ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljeve të gabuara; ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Prishtina “ – KF “ Trepça 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë; raportet zyrtare ( sjellje e gabuar e spektatorëve nikoqir ; minuta 50 dhe 90+3, spektatoret nikoqir; PLISAT ofenduan në kor ekipin mysafir ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Prishtina “ nga Prishtina – personi zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019

 

TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva, me numër të ID kartelës 001144M77 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shkeljes së kodit të etikës sportive në deklarimet e tija lidhur me referimin e ndeshjes së javës së; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Drita “ – FC “ Llapi 1932 “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes deklaron për media së “Ky ishte referimi më skandaloz që nga pas lufta“ duke komentuar në mënyrë të pa autorizuar referimin e ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Tahir Batatina lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

BESNIK MJEKU; kryetar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje josportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes së javës së : XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve KF “KEK-u “ – KF “ Besa “ e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq , raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes hynë në fushë, shan dhe ofendon gjyqtaret njëherit edhe tenton ti godas ata me top ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari Besnik Mjeku lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

GEART LATIFI ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 26, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Istogu “ – KF “ Trepça “ e zhvilluar në stadiumin “ Demush “ Mavraj “ në Istog; raportet zyrtare ( minuta e 59 pas shënimit të golit të tretë të vendasve, vërsulet ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, e ofendon rëndë dhe e kap për dore të njëjtin për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/3 të Rregullores disiplinore dënohet me ; ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

TUSH PERKOLAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Novpsella e Gjakovës me numër të ID kartelës; 004215M92 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XV-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Dukagjini “ – KF Rilindja “ e zhvilluar në Gjakovë,raportet zyrtare bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

OMER DILJI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 007969M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Superligës për kategorinë e juniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Liria “ e zhvilluar në Gjakovë, raportet zyrtare ; bazuar në nenin 32 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GENC BERISHA ; lojtar I klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 003350M02, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve ; KF “ Ballkani “ – KF “ Ferizaj “ e zhvilluar në Suharekë ; raportet zyrtare, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi, gjegjësisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 26.11.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova