Zeneli afër debutimin në boksin profesionist, ndeshet me boksierin serb

Është rritur në Gjermani dhe ka vetëm 21 vjet. I riu me prejardhje nga Gjilani, Ilir Zeneli këtë muaj do të debutojë në boksin profesionist. Më 23.11.2019, në Ludwigshafen të Gjermanisë, Zeneli do të përballet me kundërshtarin serb, Vanja Dumitrov, i cili ka një përvojë të madhe në boksin profesionist. Ekipi i Zenelit, i përfaqësuar nga […]
Më 23.11.2019, në Ludwigshafen të Gjermanisë, Zeneli do të përballet me kundërshtarin serb, Vanja Dumitrov, i cili ka një përvojë të madhe në boksin profesionist.
Ekipi i Zenelit, i përfaqësuar nga Avdyl Salihu, janë të bindur në fitoren e Zenelit dhe se nga viti ardhshëm do të zhvillojnë ndeshje në gjithë Evropën.
Edhe vet Zeneli tha se është përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe se meqin e tij të parë profesionist do ta përmbyll me fitore bindëse.
Ilir Zeneli me kapacitet e tij, pritet të jetë suksesi tjetër i shqiptarëve në sportet luftarake.













