Ylli 30 milionësh i Arsenalit gati sa nuk e konfirmon largimin në janar në deklaratën e fundit

Objektivi i disa klubeve nga Serie A, Lucas Torreira ka refuzuar ta konfirmojë qëndrimin e tij tek Arsenali, derisa ka thënë se do të shihet çfarë do të ndodhë në janar. Torreira ka qenë i lidhur me Milanin dhe Napolin këtë vjeshtë, pasi agjenti i tij tha se ai më nuk po e shijon rolin […]
Torreira ka qenë i lidhur me Milanin dhe Napolin këtë vjeshtë, pasi agjenti i tij tha se ai më nuk po e shijon rolin që ka tek Arsenali.

“Aktualisht, duhet të fokusohem tek Arsenali,” tha mesfushori uruguaian për ‘Sport890’.
“Nuk mund të flas për ndonjë klub tjetër, duhet të jem i fokusuar. Kur të vijë afati kalimtar, do të shohim çka do të ndodhë.” /Periskopi.com/












