Vjen edhe reagimi i parë nga lojtarët e Arsenalit pas shkarkimit të Emery

Tifozëve të Arsenalit iu plotësua dëshira e tyre të premten në mëngjes pasi klubi konfirmoi që Unai Emery ishte larguar nga puna. Freddie Ljungberg është emëruar si menaxheri i përkohshëm i klubit pasi fillon kërkimi për pasardhësin e përhershëm të Emery. Po flitet për emra të ndryshëm, si Max Allegri, Carlo Ancelotti, Mikel Arteta dhe […]
Freddie Ljungberg është emëruar si menaxheri i përkohshëm i klubit pasi fillon kërkimi për pasardhësin e përhershëm të Emery.
Po flitet për emra të ndryshëm, si Max Allegri, Carlo Ancelotti, Mikel Arteta dhe madje menaxherin e Tottenham të shkarkuar së fundmi, Mauricio Pochettino.
Në kohën aktuale, vetëm një lojtar i Arsenalit ka reaguar ndaj lajmeve në mediat sociale – dhe ai është portieri rezervë i klubit, Emiliano Martinez.
“Faleminderit Unai dhe Javi, më vjen keq që iu zhgënjyem. Është faji jonë që nuk performuam në mënyrën e duhur. Jam i sigurt që do të takohemi përsëri” – ishin fjalët e 27 vjeqarit.












