Villa konfirmoi pensionimin: Rikujtojmë momentin kur Messi e qortoi keq atë në sy të botës

David Villa e ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli profesionist muajin e ardhshëm. Top golashënuesi i të gjitha kohëve i Spanjës, i cili aktualisht luan për Vissel Koben, do t’i japë fund karrierës 19-vjeçare si futbollist pasi të përfundojë kampionati japonez i futbollit, raporton Periskopi. Te Barça, Villa arriti kulminacionin e karrierës në […]
Top golashënuesi i të gjitha kohëve i Spanjës, i cili aktualisht luan për Vissel Koben, do t’i japë fund karrierës 19-vjeçare si futbollist pasi të përfundojë kampionati japonez i futbollit, raporton Periskopi.
Te Barça, Villa arriti kulminacionin e karrierës në epokën e Pep Guardiolas, kur fitoi dy herë La Ligan, Champions Leaguen, Copa del Reyn, Super Kupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube.
Mirëpo, Villa një herë në një ndeshje të La Ligas ishte njoftuar me frustrimin e Lionel Messit në përballjen me Granadan në “Camp Nou”.

Rrallëherë e shohim Messin duke u nervozuar me ndonjë bashkëlojtar, por argjentinasi nuk mundi t’i kontrollojë ndjenjat pasi sulmuesi spanjoll nuk ia pasoi topin.
Messi vuri re një hapësirë mes mbrojtësve kundërshtarë, por nuk u shërbye nga Villa, i cili përfundoi duke e goditur topin në një lojtar kundërshtar.
Pesë herë “Topi i Artë” e çortoi keq pastaj Villan në sy të botës.
Sulmuesi, në anën tjetër, mbeti i shokuar nga reagimi i Messit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
The day Villa got on the wrong side of Messi…https://t.co/Rtsp9EF9j6
— Best of Football (@BestofFootball8) November 13, 2019












