Vetëm pas raportimit të Periskopit, Federatës iu kujtua se Kosovë-Rusi zhvillohet sot

Vetëm pas raportimit të Periskopit, Federatës iu kujtua se Kosovë-Rusi zhvillohet sot

Gafet e Federatës së Futbollit të Kosovës thjesht kanë filluar të tejkalojnë çdo kufi. Që nga dënimi me burg efektiv të presidentit të këtij institucioni e deri te fabrikimi i informacioneve të rrejshme, e drejtë të themi se FFK ka prekur një fund të ri, të pashkelur më herët, shkruan Periskopi. Kur këtyre gafeve ia […]

Gafet e Federatës së Futbollit të Kosovës thjesht kanë filluar të tejkalojnë çdo kufi.

Që nga dënimi me burg efektiv të presidentit të këtij institucioni e deri te fabrikimi i informacioneve të rrejshme, e drejtë të themi se FFK ka prekur një fund të ri, të pashkelur më herët, shkruan Periskopi.

Kur këtyre gafeve ia shtojmë edhe sulmin fizik të presidentit Agim Ademi ndaj gjyqtarit, Bajram Gashi atëherë fillon gërmimi për një fund tjetër, nën koren e tokës.

Por çka nëse edhe kësaj i shtohet mungesa e profesionalizmit dhe paralajmërimit adekuat për ndeshjet që grupmoshat e reja i zhvillojnë nëpër kompeticione prestigjioze jashtë vendit? E vështirë ta përshkruajmë me fjalë çfarë fundi preket pas kësaj.

U desh që Periskopi të reagonte me një postim për ndeshjen Kosovë U19 – Rusi U19 që po zhvillohet në Uells, për t’iu kujtuar FFK-së se ‘Dardanët’ e rinj sot zhvillojnë takim.

Ata publikuan linkun që paraprakisht e publikoi Periskopi ku mund të shihet ndeshja në transmetim direkt, që erdhi pas raportit të pjesës së parë.

Madje, para kësaj, FFK fare nuk kishte lajmëruar se ndeshja zhvillohet sot, siç duhet të ndodh çdo herë në ditën kur Kosova zhvillon një ndeshje kaq të rëndësishme. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova