Vendoset përfundimisht e ardhmja e Icardit te PSG-ja

I kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions për të fituar zemrat e tifozëve të Paris Saint Germain por edhe duelin me Edinson Cavanin. Mauro Icardi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe sipas mediave italiane në fund të […]

Mauro Icardi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe sipas mediave italiane në fund të sezonit PSG do të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro.

Icardi i cili ka përfituar edhe nga dëmtimi për t’u aktivizuar titullar që në javët e para pas transferimit të tij në Ligue 1, e ka fituar tashmë duelin me El Matador i cili nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë edicion dhe në fund të sezonit do të largohet me parametër zero pasi i përfundon kontrata.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brest të cilën e nisi si titullar uruguaiani nuk la shenjë dhe duhej hyrja e Icardit që u fut në fushë në të 80-ën dhe 5 minuta ndryshoi fatet e takimit duke realizuar golin e fitores 1-2 për PSG.

Statistikat flasin për argjentinasin i cili ka një raport shumë të mirë përsa i përket minutave të luajtura dhe golave të shënuar dhe për këtë arsye drejtuesit e Paris Saint Germain kanë vendosur që tani për të blerë përfundimisht kartonin e Icardit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova