Vendimi ishte marrë para takimit me Frankfurtin: Zbulohet ndeshja pas së cilës u vendos për shkarkimin e Emeryt

Edhe sikur të fitonte kundër Frankfurti rezultati do të ishte i njejtë, Arsenali vendosi ta shkarkojë Emeryn pas kësaj ndeshje Unai Emery më në fund u shkarkua nga pozita e trajnerit të Arsenalit në mëngjes, por vendimi ishte marrë para humbjes kundër Eintracht Frankfurtit. Drejtori i klubit, Raul Sanllehi dhe zyrtari tjetër, Vinai Venkatesham kishin […]
Unai Emery më në fund u shkarkua nga pozita e trajnerit të Arsenalit në mëngjes, por vendimi ishte marrë para humbjes kundër Eintracht Frankfurtit.
Drejtori i klubit, Raul Sanllehi dhe zyrtari tjetër, Vinai Venkatesham kishin fluturuar drejt Kolorados më herët këtë javë për të bërë diskutime krize me pronarin miliarder, Stan Kroenken dhe birin e tij, Josh, raporton Periskopi.

“The Sun” potencon se fati i spanjollit ishte vendosur para humbjes së mbrëmshme në Europa League.
Dhe gjatë takimit në Kolorado, Kroenke kishte dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.
E ky vendim erdhi pas barazimit 1-1 të “Topçinjëve” me Southamptonin, skuadër që vetëm një muaj më parë ishte mposhtur 9-0 nga Leicester City. /Periskopi.com/












