Vedat Muriqi u stërvit veçmas, këta janë dy lojtarët e tjerë në dyshim për ndeshjen kundër Çekisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kompletuar stërvitjen e parë para ndeshjeve të kësaj jave, kundër Republikës së Çekisë dhe pastaj kundër Anglisë, shkruan Periskopi. Bernard Challandes ka drejtuar stërvitjen e sontme, e cila u karakterizua me disa mungesa pasi jo të gjithë futbollistët i janë bashkuar grupit, me disa që pritet të vijnë në […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka kompletuar stërvitjen e parë para ndeshjeve të kësaj jave, kundër Republikës së Çekisë dhe pastaj kundër Anglisë, shkruan Periskopi.
Bernard Challandes ka drejtuar stërvitjen e sontme, e cila u karakterizua me disa mungesa pasi jo të gjithë futbollistët i janë bashkuar grupit, me disa që pritet të vijnë në ditët e ardhshme.
Herolind Shala dhe Leart Paqarada janë dy dyshimet për ndeshjen kundër çekëve pasi thuhet se kanë probleme fizike, derisa Vedat Muriqi sonte u stërvit i veçuar dhe kohën e ka armikun kryesor për t’u rikuperuar për Çekinë. /Periskopi.com/












