Vazhdon turpi: Serbët falenderojnë çekët pasi i rrahën Dardanët

Tensione të jashtëzakonshme nëpër rrugët e Pëllzenit, derisa “Dardanët” janë ndeshur me fansat çekë e serbë, pak orë para ndeshjes. Nuk dihet çka e nxiti dhunën, ndoshta vetëm fakti se po valvitej flamuri kosovar midis Plzenit. Sidoqoftë, është raportuar për katër kosovarë të lënduar, derisa ka pasur arrestime nga Policia çeke, që thuhet se ka […]
Tensione të jashtëzakonshme nëpër rrugët e Pëllzenit, derisa “Dardanët” janë ndeshur me fansat çekë e serbë, pak orë para ndeshjes.
Nuk dihet çka e nxiti dhunën, ndoshta vetëm fakti se po valvitej flamuri kosovar midis Plzenit.
Sidoqoftë, është raportuar për katër kosovarë të lënduar, derisa ka pasur arrestime nga Policia çeke, që thuhet se ka ndalur katër fansa serbë.
E këtij aksioni turpërues po i gëzohen nëpër rrjetet sociale serbët, të cilët i kanë falenderuar “vëllezërit” e tyre që rrahën kosovarët.
“Faleminderit vëllezër çekë,” është komenti i një serbi në Facebook.
“Aksion perfekt,” shkruan një tjetër.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/














