Valon Berisha: Nuk e njohim presionin, jemi gati për luftë që nga minuta e parë

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Valon Berisha ka folur para ndeshjes me Çekinë nesër mbrëma në Plzen, në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”. “Dardanët” nuk do të mund të llogarisin në Vedat Muriqin, i cili ka pësuar një dëmtim i angazhuar me Kombëtaren, por Berisha ka premtuar luftë që nga minuta e parë. […]
“Dardanët” nuk do të mund të llogarisin në Vedat Muriqin, i cili ka pësuar një dëmtim i angazhuar me Kombëtaren, por Berisha ka premtuar luftë që nga minuta e parë.
“Do të jap maksimumin. Si ekip jemi gjithmonë gati. Jam gjithmonë gati të jap 100 për qind për Kosovën. Normal që ata duhet të përgjigjen ashtu, i kemi mposhtur në shtëpi, e dimë që është finale dhe është vetëm një gjë, është fitorja dhe pastaj është ndeshja me Anglinë,” u shpreh fillimisht ylli i Lazios.
“Jemi gati për këtë luftë, do të jetë një luftë prej mintuës së parë, do të jetë një luftë që nga fillimi.
“Për veti, s’jam tip që besoj shumë në presion se është një gjë që e arrit me punë që me pasë presion me bë një ëndërr realitet.
“Më shumë duhet me këqyrë si një shans shumë të madhe për Kosovën, që për tri vite ka shansa me lujt në Kampionat Evropian.
“Nuk e shikojmë si presion, më shumë e shohim si ëndërr që duhet ta realizojmë. Edhe në ushtrime flasim vetëm si të japim maksimumin, s’jena tu e këqyrë çka po mendojnë njerëzit.” /Periskopi.com/












