Valencia dhe Chelsea ndahen në paqe, londinezët rrezikojnë kualifikimin

Është mbyllur në mënyrë fantastike ndeshja mes Valencias dhe Chelseas në “Mestalla”. Katër gola dhe shanse pafund, në një ndeshje me shumë emocione. Fillimisht, ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Soler, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim të Rodrigos në minutën e 40-të. Gjithsesi, vetëm disa sekonda më vonë, Kovacic vuri […]
Është mbyllur në mënyrë fantastike ndeshja mes Valencias dhe Chelseas në “Mestalla”. Katër gola dhe shanse pafund, në një ndeshje me shumë emocione.
Fillimisht, ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Soler, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim të Rodrigos në minutën e 40-të. Gjithsesi, vetëm disa sekonda më vonë, Kovacic vuri baraspeshën, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-1.
Pjesa e dytë nisi më mirë për të besuarit e trajnerit Lampard, të cilët kaluan në avantazh me anë të Pulisic. Amerikani shfrytëzoi një pasim të Zouma me kokë dhe brenda në zonë shënoi. Që nga ai moment, Chelsea e lëshoi lojën, me Valencian që mori gjithçka në komandë.
Vendasit fillimisht humbën një shans të artë nga pika e bardhë, me Kepan që u tregua magjik, duke ndalur Parejon. Sidoqoftë, spanjolli ishte i pafuqishëm në minutën e 82-të, me Daniel Wass që vuri baraspeshën. Shanse për të dyja ekipet deri në frymën e fundit, por gjithçka u mbyll në 2-2.
Tashmë, Chelsea rrezikon shumë, pasi nëse Ajax triumfon në mbrëmje ndaj Lille, londinezët do të zbrisnin në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit i duhet me patjetër fitorja.
Nga ana tjetër, Zeniti mposhti Lyonin në shtëpi me shifrat 2-0, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit, pasi tashmë ndodhet në vendin e dytë të renditjes, duke zbritur në të tretin francezët. Dzyuba dhe Ozdoev ishin heronjtë për rusët, të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë.












