UEFA e qet Rashicën krah Mbappes, Ronaldos e Harry Kane-it: Kush shënon më shumë?

Kombëtarja e Kosovës në futboll është vetëm disa orë afër ndeshjes jetike që e zhvillon kundër Republikës së Çekisë në Plzen sonte me fillim nga ora 20:45. “Dardanët” janë dëmtuar shumë nga mungesa e Vedat Muriqit, i cili përkundër tentativave, nuk arriti të rikuperohet në kohë, raporton Periskopi. Sidoqoftë, Kosova ka shumë top lojtarë të […]
“Dardanët” janë dëmtuar shumë nga mungesa e Vedat Muriqit, i cili përkundër tentativave, nuk arriti të rikuperohet në kohë, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, Kosova ka shumë top lojtarë të tjerë në të cilët mund të llogaritë, përfshirë Milot Rashicën i cili është në formë fantastike këtë sezon.
E me këtë potencim pajtohet edhe faqja zyrtare e UEFA Euro 2020, e cila e ka përfshirë vushtriasin në një listë me Harry Kanen, Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappen.
“Kush shënon sonte”, shkruhet në postim. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













