U zhduk Kosova nga harta në libër, qytetarët kërkojnë që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë akt

U zhduk Kosova nga harta në libër, qytetarët kërkojnë që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë akt

Në librin e Qytetarisë së klasës së VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, një ribotim i 2019 i shtëpisë botuese Albas, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit ku Kosova nuk njihet si […]

Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët.

“Nuk është vendosur Kosova?? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind.

“Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Është e palejueshme të mohosh Kosovën”, thotë një tjetër.

“Fëmija im s’ka vajtur ende në klasë të 8, por është skandal… por librat kanë budallalliqet e dynjasë”, shprehet një prind.

“Unë jam dhe nga veriu, ngjitur me kosovën dhe e duam shumë. I bëj thirrje Ministrisë që Kosovën ta vendos në hartë veç nga Serbia”, shprehet një nxënës.

“Një keqardhje e madhe që të mësojmë se Kosova është Serbi”, thotë një tjetër.

Sipas historianit, profesor Petrit Nathanaili, në librin e Qytetarisë është përdorur një hartë e vjetër gjeografike si shkak i papërgjegjshmërisë.

“Ata që e kanë bërë aty nuk kanë qenë të vëmëndshëm dhe për më tepër ata që kanë patur për detyrë për ta kontrolluar nuk kanë bërë detyrën sic duhet. Ajo është hartë e vjetër. Kosova është e pavarur dhe pavarësisht nga fakti sa shtete e njohin apo nuk e njohin, ajo figuron në çdo lloj harte gjeografike apo politike që bëhet aktualisht në Europë, kufijtë e Kosovës si shtet ekzistojnë”, thotë Nathanaili.

Pasaktësi të tilla në librat shkollorë nuk duhet të ketë, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini, megjithatë, shkroi në një status në “Facebook” ajo, se ky është një gabim i paqëllimshëm. Ministrja shpjegoi se “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë, por grupi i punës nga autori deri te komisioni që ka miratuar botimin, nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”./top channel

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik