U-19: Kombëtarja e Kosovës shkundë rusët në pjesë të parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave nën 19 vjeç, po luan ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin evropian kundër Rusisë. Tashmë ka mbaruar pjesa e parë dhe kosovarët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Adonis Aliut në minutën e 11. Për fat të keq, rusët barazuan me anë të […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave nën 19 vjeç, po luan ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin evropian kundër Rusisë.
Tashmë ka mbaruar pjesa e parë dhe kosovarët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Adonis Aliut në minutën e 11.
Për fat të keq, rusët barazuan me anë të Igor Shkolik në minutën 12, shkruan Periskopi.
Kosova është në grupin I me Uellsinë, Rusinë dhe Poloninë. Uellsi më herët e mposhti Poloninë me rezultat 2-0. /Periskopi















