‘Turpëruese’ – fansat po e shkatërrojnë Granit Xhakën për atë që bëri pas humbjes nga Frankfurti

Granit Xhaka e bëri paraqitjen e parë për Arsenalin pas më shumë se një muaji, kundër Eintracht Frankfurtit të enjten mbrëma. Mesfushori që reprezenton Zvicrën por është nga Kosova, humbi shiritin e kapitenit pasi u përfshi në një mosmarrëveshje me fansat, raporton Periskopi. Sidoqoftë, ai u rikthye në formacionin bazë për Unai Emeryn, i cili […]
Granit Xhaka e bëri paraqitjen e parë për Arsenalin pas më shumë se një muaji, kundër Eintracht Frankfurtit të enjten mbrëma.
Mesfushori që reprezenton Zvicrën por është nga Kosova, humbi shiritin e kapitenit pasi u përfshi në një mosmarrëveshje me fansat, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, ai u rikthye në formacionin bazë për Unai Emeryn, i cili sot u shkarkua, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit në kuadër të Europa Leagues.
Pas ndeshjes, fansat ishin të frustruar me kosovarin dhe këtë e bënë të ditur në rrjetet sociale.
Pak pas vërshëllimës së fundit, fansat e Arsenalit ishin të irrituar ta shihnin Xhakën duke qeshur me disa kundërshtarë.
Shikoni më poshtë.
Xhaka giggling away at Arsenal losing is worth a watch ? pic.twitter.com/OnFobB7vhP
— ᴴᵒᵗˢᵖᵘʳ ᴴᵃᵛᵒᶜ (@HotspurHavoc) November 28, 2019
Të jemi të sinqertë tani, kjo nuk duket aspak e mirë, apo jo?
E panevojshme ta cekim se reagimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë aspak pozitive. /Periskopi.com/
















