Tuchel: Neymari luajti keq, por s’prisja më shumë nga ai

Tuchel: Neymari luajti keq, por s’prisja më shumë nga ai

Neymari nuk ishte mbresëlënës në paraqitjen e tij të fundit për Paris Saint-Germainin, mirëpo trajneri Thomas Tuchel u shpreh i lumtur që ylli brazilian i është kthyer në skuadër, pas lëndimeve. Braziliani Neymar ka qenë jashtë fushës së lojës për rreth një muaj, për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar gjatë kohës sa […]

Neymari nuk ishte mbresëlënës në paraqitjen e tij të fundit për Paris Saint-Germainin, mirëpo trajneri Thomas Tuchel u shpreh i lumtur që ylli brazilian i është kthyer në skuadër, pas lëndimeve.

Braziliani Neymar ka qenë jashtë fushës së lojës për rreth një muaj, për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar gjatë kohës sa ishte me Kombëtaren e Brazilit. Të premten, ai ishte titullar për PSG-në në shtëpi kundër Lille, në kuadër të Ligue 1, transmeton Gazeta Express.

Neymari pati gisht në golin e dytë të Paris Saint-Germain në fitoren me rezultat 2:0, që i ngriti kampionët në fuqi të Francës me 11 pikë epërsi në kreun e tabelës së Ligue 1.

Megjithatë, në 65 minutat lojë, ai nuk arriti ta regjistrojë asnjë goditje drejt portës apo pasim kyç dhe ishte vetëm 63.9 për qind i saktë në pasime e tij. Por, Tuchel nuk priste paraqitje më të mirë nga ai shkaku që sapo është  kthyer nga lëndimi.

“Jo, unë s’jam i shqetësuar nga paraqitja e tij e keqe. Nuk e di nëse është normale. Nuk prisja shumë nga ai sepse ka munguar në gjashtë javët e fundit. Është e tepërt për dikë si ai, që ka nevojë për shpejtësi në gjithçka që bën”, ka thënë Tuchel.

“Atij i mungoi preciziteti sot dhe i bënte gjërat në momentin e gabuar. Por, kështu shkojnë gjërat nganjëherë. Atij iu nevojit vetëm të luajë pak minuta”.

Neymari u zëvendësua nga Kylian Mbappe pas pak më shumë se një ore lojë dhe shkoi drejt e në zhveshtore, duke mos u ulur në stol me pjesën tjetër të skuadrës për ta ndjekur ndeshjen nga tribunat.

“Është normale. Shumë lojtarë shkojnë direkt në zhveshtore. Nuk e mora vesh këtë sepse isha i përqendruar në ndeshje. Ne duhet të flasim për këtë gjë brenda klubit. Por, s’do të flasim shumë për të”.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova