Tifozët e Bocas me veprim epik, të gjithë në stadium me maskën e Gabigolit

Të gjithë në stadium me maskën e Gabigol. Ndodhi në Buenos Aires, ku shumë tifozë të Boca Juniors, gjetën këtë mënyrë origjinale në sfidën e kampionatit kundër Santa Fe në “Bombonera” për të thumbuar rivalët e përjetshëm të River Plate. Gabigol rezultoi ndëshkuesi i madh për River Plate në finalen e Copa Libertadores kundër Flamengos, […]
Ndodhi në Buenos Aires, ku shumë tifozë të Boca Juniors, gjetën këtë mënyrë origjinale në sfidën e kampionatit kundër Santa Fe në “Bombonera” për të thumbuar rivalët e përjetshëm të River Plate.
Gabigol rezultoi ndëshkuesi i madh për River Plate në finalen e Copa Libertadores kundër Flamengos, me dy gola në fundit e sfidës, që bënë të pavlefshëm golin e argjentinasve.
Të gjithë më maskë për të falënderuar numrin 9 brazilian, që u shkaktoi kaq shumë dhimbje tifozëve të River Plate.
Sa i përket ndeshjes, Boca fitoi 2-0 me gola të Wanchope Abila e Mac Allister.












