Thellohet kriza: E trishtë ta shohim në këtë situatë, klubit anglez i reduktohen pesë pikë të tjera

Bolton Wanderers është ndëshkuar me reduktim pesë pikësh, pasi dështoi të paraqitej në ndeshjet kundër Brentfordit sezonin e kaluar dhe Doncasterit këtë fushatë. Wanderers pritej të përballej me “Bees” më 27 prill, por lojtarët refuzuan të futen në fushë pasi nuk kishin marrë pagat, raporton Periskopi. Klubi shtyu ndeshjen kundër Doncasterit më 20 gusht për […]
Wanderers pritej të përballej me “Bees” më 27 prill, por lojtarët refuzuan të futen në fushë pasi nuk kishin marrë pagat, raporton Periskopi.
Klubi shtyu ndeshjen kundër Doncasterit më 20 gusht për shkak të shqetësimeve të mirëqenies së lojtarëve të rinj.
Klubi tashmë ishte ndëshkuar me 12 pikë reduktim në tabelë pasi u fut në procesin e administrimit në maj.
Bolton, skuadër e cila renditet në pozitën e fundit të Ligës së Tretë angleze, është në krizë të thellë tash e një kohë dhe rrezikon shpërbërjen. /Periskopi.com/












