Të pakalueshëm e të rrezikshëm: Kosova tmerron Rusinë si mysafir

Kosova i merr 1 pikë si barazim Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria deri në 19 vjet, ka arritur një pikë shumë të rëndësishme kundër Rusisë si mysafir. Kosova luajti mjaft mirë gjatë gjithë ndeshjes duke qenë syçelë në mbrojtje dhe e rrezikshme në sulm. Pikërisht ‘dardanët’ ia dolën që të shënonin të parët me […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria deri në 19 vjet, ka arritur një pikë shumë të rëndësishme kundër Rusisë si mysafir.
Kosova luajti mjaft mirë gjatë gjithë ndeshjes duke qenë syçelë në mbrojtje dhe e rrezikshme në sulm.
Pikërisht ‘dardanët’ ia dolën që të shënonin të parët me anë të Adonis Aliut në minutën e 11. Menjëherë pas disa sekondash barazuan rusët me anë të Igor Sholik.
Më pas, loja pësoi në ritëm pasi që rusët e kuptuan se kishin të bënin me një kombëtare më të fortë se sa e kishin menduar, transmeton Periskopi.
Ishte Rusia ajo që diktoi tempon e lojës dhe që pati posedimin më të madh të topit, por një gjë e tillë edhe pritej. Sidoqoftë, vlen t’i përmendim dy lojtarët tanë të mbrojtjes qendrore Albion Pllanën dhe Leard Sadriun që ishin të pakapërcyeshëm.
Kjo ndeshje u zhvillua në Cardiff të Uellsit, fare pranë stadiumit të famshëm “Millenium”.
Në fund të ndeshjes, Kosova për pak sa nuk e mori fitoren nga rusët pasi e goditi shtyllën në përpjekje për golin e dytë.
Vlen të theksohet që Kosova është në grupin I për kualifikimet për kampionatin evropian bashkë me Rusinë, Uellsin dhe Poloninë. /Periskopi












