Të nëpërkëmbur: Britanikët i udhëzojnë tifozët që të mos pijnë ujin e çeshmeve në Kosovë

Kosova do të përballet me Anglinë të dielën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Periskopi. Qeveria britanike e ka publikuar një udhëzim për tifozët anglezë që do të jenë të pranishëm në Prishtinë. Tifozëve anglezë u rekomandohet që të mos pihet uji nga çeshmja në kryeqytetin e Kosovës. “Ne ju rekomandojmë që të […]
Qeveria britanike e ka publikuar një udhëzim për tifozët anglezë që do të jenë të pranishëm në Prishtinë.
Tifozëve anglezë u rekomandohet që të mos pihet uji nga çeshmja në kryeqytetin e Kosovës.
“Ne ju rekomandojmë që të mos pini ujë nga reshmja deri sa jeni në vizitë në Kosovë”, thuhet në udhëzim.
Në mesin e pjesëve teknike për udhëtimin, në këtë artikull janë publikuar edhe disa udhëzime për tifozët gjatë kohës sa janë në Prishtinë.
“Parkingu rreth stadiumit nuk lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë.”, shkruhet në udhëzim.
Ndeshja kundër Anglisë zhvillohen të dielën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00 /Periskopi/













