Të gjitha familjet me viktima nga tërmeti do hyjnë urgjentisht në shtëpi të re

Qeveria miraton pr/aktin: të gjitha familjet që kanë viktima nga tërmeti të hyjnë në shtëpi të reja. Kryeministri kërkoi komunikimin me familjet për të diskutuar me ta nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë në Thumanë apo Durrës apo duan të vijnë në Tiranë. Sa I takon familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë, Rama tha […]
Kryeministri kërkoi komunikimin me familjet për të diskutuar me ta nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë në Thumanë apo Durrës apo duan të vijnë në Tiranë. Sa I takon familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë, Rama tha se janë gati apartamentet për strehimin e tyre në Tiranë, ose nëse duan janë 6 apartamente që po bëhen gati në Thumanë.
Edi Rama: “Të gjitha familjet duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta do të duhet caktuar një person specifik në shtabin e Emergjencës së Tiranës dhe Durrësit që do të bëjë kontaktin me ta, për ti thënë se ku duan të rrinë. “
Familjeve të viktimave të Thumanës jemi gati tu ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi ndërkohë gati dhe duhet vetëm të bëhet arredimi 6 apartamente në Thumanë por ju lutem një komunikim me ta për të parë kush ësshtë dëshira e tyre. Akti i parë është dorëzimi i apartamenteve të këtyre familjeve. Dhe dorëzimi duhet bërë në kohë rekord.”
Familjet ne Thumane me viktima
Familja Cakoni: 6 anëtarë 2 viktima
Familja Cara: 5 anëtarë 4 viktima
Familja Cara: 2 anëtarë 1 viktima
Familja Cuka: 4 anëtarë 2 viktima
Familja Cupi: 4 anëtarë 3 viktima
Familja Gregu: 3 anëtarë 1 viktimë
Familja Gregu: 3 anëtërë 2 viktima
Familja Kaballi: 4 anëtarë, 1 viktimë
Familja Preci, 3 anëtarë, 1 viktimë
Familja Seleci, 3 anëtërarë 1 viktimë
Familja Vata 2 anëtarë 1 viktimë,
Familja Steneci 3 anëtërë 1 viktimë












