Tatuazhi i vjetër mund të shkaktojë infeksion ose alergji të re

Tatuazhi i vjetër mund të shkaktojë infeksion ose alergji të re

Acarimi i lëkurës mund të zhvillohet muaj, vite, madje edhe dekada pas procesit fillestar të tatuazheve.Dermatologët thonë se tatuazhet shkatërrojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, duke rritur rrezikun e komplikimeve të lëkurës. David Lortscheri, një dermatolog me qendër në San Diego dhe San Francisco dhe bashkëthemelues i Curologysë, thotë se nëse filloni të shihni skuqje, gunga, […]

David Lortscheri, një dermatolog me qendër në San Diego dhe San Francisco dhe bashkëthemelues i Curologysë, thotë se nëse filloni të shihni skuqje, gunga, apo edhe djegie mbi ose rreth një tatuazhi, atëherë urgjentisht duhet vizituar mjekun ose dermatologun tuaj, pasi tatuazhi juaj mund të jetë infektuar.

Ju keni dëgjuar për histori tmerruese për tatuazhet e njerëzve që janë infektuar. Por ndërsa kjo ndodh zakonisht gjatë procesit fillestar të shërimit, një infeksion është ende i mundur edhe disa muaj më vonë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

“Megjithëse është e rrallë, një reagim i quajtur pseudolimfomatik mund të ndodhë si përgjigje ndaj ngjyrës së kuqe,” thotë kirurgu plastik David L. Cangello nga Kirurgjia Plastike Cangello në New York.

“Etiologjia e saktë është e panjohur, por mendohet se ngjyra e kuqe vepron si antigjen, ose diçka që stimulon një përgjigje imune nga trupi. Qelizat e quajtura limfocite infiltrojnë lëkurën në zonën e antigjenit – ose pigmentit të kuq në këtë rast – dhe shkaktojnë një reagim inflamator. Me sa duket, përgjigja është zhvilluar për ca kohë, por u desh muaj ose vite për t’u shfaqur në sipërfaqen e lëkurës”, shton Cangello.

Është tronditëse, pasi tatuazhet mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriasis dhe madje edhe vitiligo për herë të parë.

“Kjo përqendrohet në diçka që quhet fenomeni Koebner”, thotë Dhaval Bhanusali, dermatolog në Nju Jork.

“Veçanërisht me psoriasis dhe vitiligo, ideja është që çdo ndërprerje e epidermës mund të shkaktojë sëmundje, përfshirë një tatuazh. Ekzema është ndoshta më reflektuese e një reaksioni alergjik,” shton ai.

Një studim gjithashtu zbuloi se tatuazhet me ngjyrë të kuqe, blu ose të zezë shkaktuan ankesa në lidhje me diellin, si: ënjtje, skuqje, kruajtje, simptoma këto që mund të shfaqen brenda disa minutave ose orëve gjatë qëndrimit në  diell, transmeton KosovaPress.

Ngjyra e tatuazhit mund të përmbajë pigmente metalike përfshirë hekur, barium, zink, bakër, molibden dhe titan.

Pigmenti metalik i tatuazheve vepron si një antenë për pulsin e radio-frekuencës që magneti MRI dërgon jashtë, duke gjeneruar nxehtësi. Sa më i madh tatuazhi dhe sa më i fortë magneti, aq më i lartë është rreziku i djegies, thonë dermatologët.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve