Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Maqedoni- Kosovë ka kapacitet gati tre herë më të madh se ‘Fadil Vokrri’

Tashmë dihet se Kombëtarja e Kosovës në futboll do të jetë mysafire e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e playoffit për kualifikim në Euro 2020 nga Liga e Kombeve. “Dardanët” e humbën mundësinë të sigurojnë biletën për në Euro 2020 përmes kualifikimeve direkte, pasi e mbyllën fushatën në vendin e tretë […]
Tashmë dihet se Kombëtarja e Kosovës në futboll do të jetë mysafire e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e playoffit për kualifikim në Euro 2020 nga Liga e Kombeve.
“Dardanët” e humbën mundësinë të sigurojnë biletën për në Euro 2020 përmes kualifikimeve direkte, pasi e mbyllën fushatën në vendin e tretë në Grupin A, shkruan Periskopi.
Ende nuk ka konfirmim nga UEFA sa i përket lokacionit ku do të zhvillohet përballja, por mediet lokale pretendojnë se e dinë kohën, datën dhe stadiumin.
Potencohet se takimi zhvillohet më 26 mars nga ora 20:45 në “Tose Preski Arena” të Shkupit, stadium që ka kapacitet prej 33,460 ulëseve.
Mëtej, shtohet se përballja luhet me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/












