Stadiumi: Çekia poshtëroi Kosovën, e krahason me San Marinon e Maltën (Foto)

Kosova sonte luan ndeshjen më vendimtare të Kualifikimeve për Euro2020 kundër Republikës së Çekisë. Por, Çekia ka vendosur që ndeshjen ta zhvillojë në një prej stadiumeve më të dobëta, në Pëllzen [Plzen]. Çekia ka luajtur 56 ndeshje në dy stadiumet e mëdha në Pragë, Generali Arena dhe Sinobo Stadium, 20 në Tepllicë, 10 në Olomouc […]
Çekia ka luajtur 56 ndeshje në dy stadiumet e mëdha në Pragë, Generali Arena dhe Sinobo Stadium, 20 në Tepllicë, 10 në Olomouc dhe 5 në Ostravë.
Vetëm katër ndeshje deri më tash, Çekia i ka zhvilluar në Doosan Arsena të Pëllzenit për shkak të kapacitetit të vogël, shkruan Periskopi.
Doosan Arena ka një kapacitet prej 11 mijë e 700 ulëseve. Dmth, ky stadium është edhe më i vogël se “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, pse u mor një vendim i tillë nga Federata e Çekisë?

Në fakt, nga katër ndeshjet e tjera të zhvilluara në këtë stadium mes 12 tetorit 2012 dhe 8 tetorit 2017, vërejmë që të gjithë kundërshtarët janë mposhtur. Pra, Çekia ka fituar katër herë, nuk ka barazuar e nuk ka humbur asnjëherë në Doosan.
Rezultati i përgjithshëm nga katër ndeshjet është 12-3.
Megjithatë, kundërshtarët e saj ishin të një niveli të dobët – gjë që përbën një shqetësim nëse Çekia dëshiron ta poshtërojë Kosovën dhe të ndikojë në psikologjinë e ekipit tonë kombëtar. Ata e mposhtër 3-1 Maltën, 2-1 Islandën, 2-1 Kazakistanin dhe 5-0 San Marinon. /Periskopi















