Spektakël në Suharekë: Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi të ngushtë kundër Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë nga kryendeshja e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Gjilanit në Suharekë. Ishte një përballje vërtet fantastike, derisa nikoqirët dominuan por gjilanasit nuk falën nga rasti i vetëm i volitshëm që patën, shkruan Periskopi. Fillimisht, Blendi Baftiu kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e […]
Ka përfunduar pjesa e parë nga kryendeshja e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Gjilanit në Suharekë.
Ishte një përballje vërtet fantastike, derisa nikoqirët dominuan por gjilanasit nuk falën nga rasti i vetëm i volitshëm që patën, shkruan Periskopi.
Fillimisht, Blendi Baftiu kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 14-të pasi shfrytëzoi për mrekulli një krosim nga krahu i majtë, duke shënuar me kokë.
Ballkani dyfishoi me një gol absolutisht brilant nga distanca përmes Jetmir Topallit në minutën e 24-t, para se Gerhard Progni të ngushtonte shifrat në 2-1 në minutën e 37-të, pasi shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare. /Periskopi.com/












