Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit

Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje globale. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave etj. Të […]

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje globale.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave etj.

Të dhënat më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, kanë treguar se janë rreth 387 milionë të prekur me diabet ku pritet që numri i tyre të arrijë në 600 milionë në vitin 2035 në të gjithë botën.

Numri më i madh i njerëzve me diabet i përket grup-moshës 40-50 vjeç.

Këshilla:

1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën

2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara

3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë

4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)

5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra

6- Efikase edhe bajamet

Si ndikojnë emocionet në ekuilibrin e diabetit?

Ekuilibri i diabetit është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Ekziston një lidhje e ngushtë funksionale ndërmjet sistemit endokrin dhe atij nervor. Qetësia shpirtërore dhe emocionale stabilizon gliceminë dhe lehtëson kontrollin e diabetit.

Në të kundërt, shqetësimet, fatkeqësitë, grindjet, ankthi dhe frika, në përgjithësi pasohen nga çlirimi në gjak i adrenalinës dhe kortizoilit, hormone që bllokojnë veprimin e insulinës, duke u bërë shkak për rritjen e glicemisë. Në këtë rast mund të lindë nevoja për të rritur dozën e zakonshme të mjekimit që ju përdorni.

Me rastin e kësaj dite, edhe në Kosovë do të organizohen një sërë aktivitetesh vetëdijësimi në të gjitha komunat e vendit.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve