Sot hidhet shorti për EURO 2020, Kosova mëson kundërshtarët në rast kualifikimi

Sot hidhet shorti për EURO 2020, Kosova mëson kundërshtarët në rast kualifikimi

Sot (e shtunë) tërhiqet shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, që në vitin 2020 do të organizohet në 12 shtete. Në qytetin e Bukureshtit në Rumani, do të jenë sytë e gjithë futbolldashësve, ku do të përcaktohen grupet për turneun më të rëndësishëm të futbollit për vitin e ardhshëm 20 kombëtaret që tashmë […]

Sot (e shtunë) tërhiqet shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, që në vitin 2020 do të organizohet në 12 shtete.

Në qytetin e Bukureshtit në Rumani, do të jenë sytë e gjithë futbolldashësve, ku do të përcaktohen grupet për turneun më të rëndësishëm të futbollit për vitin e ardhshëm

20 kombëtaret që tashmë janë kualifikuar dhe katër që pritet ta bëjnë përmes Play Off të Ligës së Kombeve, do të mësojnë rivalët e tyre të fazës së grupeve.

Një vend në EURO 2020 mund ta sigurojë edhe Kosova që në kualifikueset e para, dhe larg asaj është vetëm dy ndeshje.

Kosova për të siguruar EURO 2020 duhet të mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

UEFA tashmë ka bërë ndarjen në vazo, dhe ‘Dardanët’ në rast kualifikimi do të jenë pjesë e vazos së katërt.

Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në grupeve C dhe F.

Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

 

Itali

 

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

 

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

 

Finlandë/Uells

 

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

 

Belgjikë

 

Rusi

 

Danimarkë

 

Finlandë/Uells

 

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

 

Ukrainë

 

Holandë

 

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

 

Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

 

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

 

Angli

 

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

 

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

 

Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

 

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

 

Spanjë

 

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

 

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

 

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

 

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

 

Gjermani

 

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

 

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

 

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova