Sondazhi i çmendur i Livescore: Çekia 39 – 35 Kosova

Faqja e famshme e rezultateve sportive. Livescore zhvillon çdo herë sondazhe mbi ndeshjet e rëndësishme të futbollit ndërkombëtar. Ndjekësit e kësaj faqeje kanë votuar edhe për ndeshjen e sontme që do të zhvillohet në Pëllzen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës, shkruan Periskopi. Dhe del se favorizimi për Çekinë nuk është aq i madh, sa […]
Faqja e famshme e rezultateve sportive. Livescore zhvillon çdo herë sondazhe mbi ndeshjet e rëndësishme të futbollit ndërkombëtar.
Ndjekësit e kësaj faqeje kanë votuar edhe për ndeshjen e sontme që do të zhvillohet në Pëllzen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës, shkruan Periskopi.
Dhe del se favorizimi për Çekinë nuk është aq i madh, sa ai i gjigantëve të bastoreve sportive. Vetëm 39 për qind kanë votuar për Çekinë, 35 për qind kanë votuar për Kosovën ndërkohë që vetëm 26 besojnë se ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë.

Kujtojmë se Kosova luan në këtë ndeshje pa sulmuesin kryesor, Vedat Muriqin.
Kombëtarja jonë ndodhet vetëm një pikë poshtë Çekisë, dhe me një fitore eventuale sot do t’i nevojitej vetëm barazimi përballë Anglisë. /Periskopi












