Skifterat nisin autobusin e parë me ndihma për në Durrës, publikojnë në detaje gjësendet e siguruara

Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës. Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë. Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 20 viktima nga autoritetet shqiptare. Për këtë ngjarje të sotme, shumë tifozëri kosovare kanë vetë iniciuar aksione të ndryshme për t’iu dal […]
Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë.
Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 20 viktima nga autoritetet shqiptare.
Për këtë ngjarje të sotme, shumë tifozëri kosovare kanë vetë iniciuar aksione të ndryshme për t’iu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Për këtë ngjarje të sotme, shumë tifozëri kosovare kanë vetë iniciuar aksione të ndryshme për t’iu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Kështu, Skifterat e Gjilanit tashmë kanë nisur kontingjentin e parë me ndihma drejt Shqipërisë.
“Kontingjentin e parë po e nisim sonte por ju inkurajojmë të vazhdoni të ndihmoni kudo qe tubohet ndihmë”, kanë shkruar Skifterat.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe tifogrupi, Pampurat nga Fushë Kosova, të cilët brenda pak ore kanë arritur të grumbullojnë një sasi të konsiderueshme gjërash, të cilat i gjeni mëposhtë:
250 batanije
100 komplete uje 0.5l
25 kompleta qumeshet
400 cope argete
81 kuti mix(kepuce e veshmbathje)
72 thase veshmbathje
13 thase me kepuce te ndryshme!
Bijte e tu SHQYPNI u nisen tek gjiri yt.













