Skenari horror për Kosovën: ‘Dardanët’ zhvendosen në grup me Francën, Gjermaninë e Portugalinë nëse ndodh kjo

Është hedhur shorti për “Euro 2020” që do të mbahet në muajin qershor 2020. Kosova në rast kualifikimi do të jetë në grup me Holandën, Ukrainën dhe Austria. Dardanët mund të kualifikohen në evropian vetëm nga Liga e Kombeve, ku me 26 mars takohen ndaj Maqedonisë Veriore, e ku në rast fitore do të kishim […]
Kosova në rast kualifikimi do të jetë në grup me Holandën, Ukrainën dhe Austria.
Dardanët mund të kualifikohen në evropian vetëm nga Liga e Kombeve, ku me 26 mars takohen ndaj Maqedonisë Veriore, e ku në rast fitore do të kishim rastin që të luajmë ndaj fituesit tjetër të fazës gjysmëfinale në mes të Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Por Kosovës mund t’i ndryshohet grupi në rast se fitues i grupit A në Ligën e Kombeve bëhet Rumania, e cila është në garë me Islandën, Bullgarinë dhe Hungarinë.
Kështu, Kosova do të dilte në grupin F, i cili po cilësohet si grup i ‘vdekjes’ pasi bëjnë pjesë edhe Gjermania, Franca dhe Portugalia, kurse Rumania do të bartej në grupin C aty ku aktualisht është Kosova së bashku me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.












