Skandalet e Dardan Berishës: E pështyu gjyqtarin, shkelma dhe përplasje me bashkëlojtarët

Dardan Berisha po vazhdon me sjellje jo-sportive në palestrat basketbollistike. Një nga basketbollistët më të mirë që ndonjëherë ka pasur Kosova, qëllon të jetë edhe nga më ‘kokëçarësit’ – veçmas për klubin aktual, Prishtina. Dardani shquhet për disa përplasje me bashkëlojtarët e tij në karrierën me klubin kryeqytetas, që kur u transferua nga KB Peja, […]
Një nga basketbollistët më të mirë që ndonjëherë ka pasur Kosova, qëllon të jetë edhe nga më ‘kokëçarësit’ – veçmas për klubin aktual, Prishtina.
Dardani shquhet për disa përplasje me bashkëlojtarët e tij në karrierën me klubin kryeqytetas, që kur u transferua nga KB Peja, shkruan Gazeta Olle.
Më poshtë, GAZETA OLLE ua sjellë disa nga të bëmat më famëkeqe të Berishës në palestrat basketbollistike:
- Shkelm bashkëlojtarit amerikan
Jo më larg se vitin e kaluar, Berisha u bë protagonist i një skandali me përmasa ndërkombëtare për basketbollin kosovar. Gjatë ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve mes Sigal Prishtinës dhe Donar Groningen në udhëtim, Berisha u përplasë me bashkëlojtarin e tij amerikan në klub atë kohë, Divine Myles.
Nga përplasja verbale, Dardani eskaloi duke e sulmuar me shkelm Mylesin kur ata ishin ende në parket.
- Pështymë në fytyrë për gjyqtarin, Xhelal Mumini
Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të stinorit 2014/15 që u zhvillua në Suharekë mes Sigal Prishtinës dhe Yllit ndodhi një tjetër skandal i Berishës.
15 sekonda pa përfunduar qereku i parë, Dardani merr gabim teknik dhe në nervozizëm e sipër pshtynë në fytyrë gyqtarin Xhelal Mumini duke e marrë menjëherë edhe gabimin teknik të dytë.
Ai del nga ndeshja dhe si duket nervozizmi ka vazhduar edhe në teshatore ku ka përplasur gjithçka që i ka dalë përpara. Besoni ose jo, ai ishte dënuar me vetëm 200 euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës e Basketbollit të Kosovës për gjestin e turpshëm në Suharekë.
- Përplasja me Fisnik Rugovën
Një tjetër emër që i doli në rrugë Berishës ishte ai i Fisnik Rugovës. Në vitin 2014 gjatë një sfidë mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, Berisha u përplasë me Rugovën, pas një gabimi të këtij të fundit.
Në zënë e sipër u përfshinë edhe disa bashkëlojtarë të tjerë bardhekaltër që i dolën në mbrojtje Fisnikut.
Fisnik Rugova ishte përplasur me Berishën në vitin 2014
- Përplasja me Edmond Azemin
I radhës që iu shtua problmeve të Berishës është kapiteni shumë-vjeçar prishtinas, Edmond Azemi. Lojtari më i trofeshëm në basketbollin kosovar u përplasë me Berishën sot (e shtunë) pas humbjes që pësuan nga Rahoveci.
Ishte vetë klubi prishtinas që njoftoi për këtë përplasje, duke pezulluar të dy basketbollistët.












