Skandal, Skandal, Skandal: Zbulohen faktet e dallavereve me shitje biletash

Skandal, Skandal, Skandal: Zbulohen faktet e dallavereve me shitje biletash

Dikush duhet të ndërmarr diçka urgjentisht në lidhje me dallaveret që po bëhen me shitjen e biletave online të Kombëtares së Kosovës. Nuk është hera e parë dhe, me gjasë, nëse e lejojmë, nuk do të jetë as e fundit që kompania përgjegjëse për shitjen e biletave për ndeshjet e “Dardanëve” bie nga rrjeti, ose […]

Dikush duhet të ndërmarr diçka urgjentisht në lidhje me dallaveret që po bëhen me shitjen e biletave online të Kombëtares së Kosovës.

Nuk është hera e parë dhe, me gjasë, nëse e lejojmë, nuk do të jetë as e fundit që kompania përgjegjëse për shitjen e biletave për ndeshjet e “Dardanëve” bie nga rrjeti, ose më mirë të themi përgënjeshtron rënien nga rrjeti, derisa në prapaskenë montohen dallaveret dhe veprat kriminale, shkruan Periskopi.

Derisa sot pritej që nga ora 16:00 të dilnin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Angli, uebsajti “tiks.app” nuk funksionoi dhe po vazhdon të mos funksionojë, nën arsyetimin e interesimit të jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë, një fans që ka njohuri rreth serverëve, u mundua të komunikojë me serverin e “tiks.app” përmes IP adresës.

Dhe, çuditërisht – siç mund ta shihni në foto – secila tentativë për komunikim ishte e suksesshme, derisa uebsajti po qëndronte i bllokuar.

Kjo nënkupton se “tiks.app” po lejon IP adresa specifike për të blerë bileta online, derisa të tjerët që nuk kanë çasje, do të duhet të presin derisa të kryhen dallaveret, e ndoshta atëherë do të mund të sigurojnë një biletë. /Periskopi.com/

Siq po shihet ne foto serveri eshte aktiv dhe ne gjendje perfekte. Tiks app po i jep qasje IP adresave te caktume ku jane bere rezervimet me te njofshem. #KOSENG pic.twitter.com/kk1RDUVGPL

— valinjo (@14janusv) November 12, 2019

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova