Sipas ‘Bettingtips’ ky do të jetë rezultati i ndeshjes Çekia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës në Plezen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, shkruan Periskopi. Uebfaqja bettingtips1x2.com ka bërë parashikimin e ndeshjes mes Çekisë dhe Kosovës. Duke analizuar formën e të dyja skuadrave dhe gjendjen aktuale në përbërjet e tyre, ajo ka parashikuar që takimi […]
Kombëtarja e Kosovës në Plezen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, shkruan Periskopi.
Uebfaqja bettingtips1x2.com ka bërë parashikimin e ndeshjes mes Çekisë dhe Kosovës.
Duke analizuar formën e të dyja skuadrave dhe gjendjen aktuale në përbërjet e tyre, ajo ka parashikuar që takimi të mbyllet në barazim 1:1.
Kosova nuk guxon të mposhtet në udhëtim nga Çekia përndryshe do të humb mundësinë e kualifikimit në Evropian nga faza e grupeve.

/Periskopi/












